Lista Serbe sërish i fiton zgjedhjet në Mitrovicën Veriore

21:26 | 29 Nëntor 2020

Janë publikuar rezultatet preliminare.

Lista Serbe ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Kandidati i kësaj partie për kryetar Milan Radojevic sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka fituar 89.86 për qind të votave.

Kandidati i VV-së Erdem Atiq ka fituar 3.68 për qind të votave.

Ndërkohë kandidati i PDK-së Florent Azemi ka marrë 3.54 për qind të votave.

Komento: