Dy konferenca do t’i organizojë dy konferenca për media

08:43 | 01 Dhjetor 2020

PDK sot mban dy konferenca për media, kjo është arsyeja.

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotshme do të ketë dy konferenca për media.

Fillimisht dega në Prizren do të ketë konferencë për media në ora 11:00. Kryetari i PDK-së në Prizren bashkë me deputeten, Eliza Hoxha do të flasin për shtatoren e Skënderbeut të vendosur së fundmi në këtë qytet, transmeton Indeksonline.

Pastaj, PDK, dega në Prishtinë, në ora 13:00 do të mbajnë konferencë për shtyp në stacionin e autobusëve tek “Katedralja”.

Nuk dihet arsyeja, por besohet se do të jetë në lidhje me vendimin e fundit të Shpend Ahmeti që Trafiku Urban të jetë falas për të gjithë qytetarët në muajin dhjetor.

Komento: