24 pacientë me Covid janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës, në raportin 24- orësh ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe 9 pacientë janë shëruar nga Covidi-19, ndërsa aktualisht janë duke u trajtuar 127 pacientë, transmeton IndeksOnline.
Sa i përket gjendjes së pacientëve bëhet e ditur se 4 pacientë janë me respiratorë, 87 sish me oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 24 janë në gjendje të rëndë.
Nga personeli i spitalit aktualisht të infektuar me Covid-19 janë 32 persona: 9 mjekë, 12 infermerë dhe 11 nga shërbimet administrative dhe teknike.
Ndryshe gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 19 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.
7 lindje kanë qenë gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnja, 4 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
325 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë 4.452. 4 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe 177 shërbime radiologjike: 130 në rëntgen, 33 EHO dhe 14 CT.