Rasti i 16 vjeçares nga Drenasi, gjykata merr vendim për mësimdhënësin

13:11 | 09 Shkurt 2019

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj mësimdhënësit Shkëlzen Xhekajt për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi.

Ai dyshohet për rastin e keqpërdorimit të nxënëses 16-vjeçare nga Drenasi.

Profesori Shkëlzën Xhekaj, i cili po dyshohet për keqpërdorim sek-sual dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare është prangosur dy ditë më parë.

Bashkë me të është prangosur edhe doktori Fehmi Ahmeti, nën dyshimin se ka bëre ndërprerjen e palejuar e shtatzënisë- abort.

Ata me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje, derisa sot pritet të dalin para gjykatës për t`u përballur me kërkesën e prokurorit.

Ndërkohë, që për keqpërdorim me të miturën dy ditë me parë Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar 30 ditë paraburgim policit të dyshuar Vesel Veselit.

Komento: