Prindërit dalin kundër shkurtimit të gjysmëvjetorit

21:06 | 01 Dhjetor 2020

Prindërit po dalin kundër shkurtimit të gjysmëvjetorit.

Prindërit dhe udheheqësit e institucioneve arsimore në Prizren kanë thënë që situata me virus është stabile.

Janë mbi 27 mijë nxënës në komunën e Prizrenit.
Por nga gjithë ata, vetëm pesë prej tyre që nga fillimi i pandemisë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Situatë stabile, ka edhe në shkollën e mesme të ulët “Abdyl Frashëri”.

Prandaj ata thonë që gjysmëvjetori do të duhej të mbahej sipas planifikimit.

Njëjtë si menaxhmenti i shkollës, mendojnë edhe prindërit e nxënësve në këtë komunë.

Ata po thonë që edhe ashtu nxënësit kanë humbur mjaft orë mësimore.

Drejtoresha e arsimit në komunën e Prizrenit, Xhemile Thaci ka treguar për mënyrën se si po e menaxhojnë procesin mësimor nëpër shkolla.

Sipas Thaçit nuk është e nevojshme që gjysmëvjetori të përfundojë më parë, pasi që në këtë komunë situate është nën kontroll.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj një ditë më parë paralajmëroi që janë duke instituar që gjysmëvjetori i parë të përfundojë më herët dhe se brenda dy javëve do të përfundojë notimi i nxënësve.

Ky vit shkollor ka filluar dy javë me vonesë, pasi që nga Ministria kishin thënë që nuk kanë bërë të gjitha përgatitjet anti-covid.

Komento: