Shpend Ahmeti u bë “i gjallë” në pandemi, shoqëria civile: Punët duhet t’i kryente kohë më parë

21:21 | 01 Dhjetor 2020

Nga INPO dhe opozita në Prishtinë thonë se punët që po i kryen Shpend Ahmeti me komunën do të duhej të përfundonin kohë më parë.

Është pothuajse në përfundim të mandatit të tij të dytë si kryetar i Prishtinës.

Ata që i besuan patën pritshmëri të mëdha nga Shpend Ahmeti.

Por më vonë edhe e kritikuan se nuk mbajti premtimet e bëra.

Por muajt e pandemisë ishin koha kur Ahmeti u rikthye goxha aktiv me punët e komunës.

Së fundmi nisën disa punime siç janë fillimi i parkingut nëntokësor, rregullimi i rrugëve, subvencionet për të prekurit me Covid e të tjera.

Por gjithë këto, organizata që merret me monitorimin e punës së Komunës thotë se është dashur të nisen qysh moti.

Sipas Qëndrim Arifit nga INPO, Ahmeti i nisi në fund të mandatit.

“ Ndërtimi i nënkalimit nëntokësor për vetura tek fakulteti Filologjik, pastaj projekt që është në fillimet e tij është ndërimit i katër shkollave të reja. Dua të them një gjë që këto premtime që kanë filluar të zbatohen nuk kanë qenë në premtim, ai ka premtu që brenda mandatin do ti realizoj por ska mbetë as 1 vjet nga mandati i tij, qoftë shkollat vetëm procedurat marrin 2 vite”

Ndërkohë për sa i përket subvencioneve, Arifi thotë se Komuna pati luks ta bëj këtë gjë për shkak se këto para nuk u investuan për të mbushur premtimet tjera.

“ Sa i përket subvencionimit, për urban ose pandemi këtë e ka realizuar për shkak të lluksit që i mbesin që i mbesin miliona euro të pa shpenzuara, nga pa profesionalizmi, dhe si pasojë e mbetjeve është Komuna e vetme që të shpërndaje për qëllime të para barta.”

Edhe Egzon Azemi nga opozita në Komunën e Prishtinës, thotë se këto punë është dashur të kryhen kohë më parë.

Sipas tij kryetari qëllimisht i ka lënë këto punë në fund të mandatit.

“ Pothuajse në secilin Komunë viti i fundit elektoral ku secili kryetar i Komunës mundohet të bie në sy me projekte, zakonisht ky trend ka vazhduar edhe në shumë Komuna tjera, që lihen buxheti tek investimet kapitale. Nëse ke mundur të investosht nje rrugë para tri viteve, sduhesh me pritë atë në fund të mandatit me bo vetëm me fitu poena”, Egzon Azemi, opozitë në Komunën e Prishtinës

Ndërkohë edhe qytetarët kanë kritika për investimet e fundit të Komunës.

Një ndër to ka të bëj edhe me pritoret e reja që janë vendosur tek stacionet e Trafikut Urban.

Qytetarët thonë se ky investim ishte i pa menduar.

Pos kësaj patën edhe tjera vërejtje për komunën.

Por ka edhe prej atyre që janë të kënaqur me kryetarin e kryeqytetit.

E një nga vendimet e fundit që mori kryetari Shpend Ahmeti ishte dekorimi i sheshit dhe vendosja e bredhit e që si duket po e shijojnë qytetarët.

Komento: