Shifrat alarmante të koronavirusit në Kosovë, përgjigjet ministri Zemaj

21:28 | 01 Dhjetor 2020

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është i ftuar në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Zemaj ka folur për numrin e madh të të vdekurve nga Covid-19.

“Nuk them që nuk ka mangësi dhe nuk ka probleme”, thotë Zemaj.

“Nuk po them që nuk ka mangësi dhe kjo është evidente, por mobilizimi për t’iu dalë në ndihmë pacientëve dhe qytetarëve është shumëdimensional”, shtoi ai.

Ai ka bërë të ditur se mbi 600 persona me koronavirus janë të hospitalizuar në mbarë vendin aktualisht.

“Asnjë pacient nuk ka mbetur pa shërbim shëndetësor në Kosovë. Në Itali e Spanjë ka ndodhur”, shtoi ai.

Komento: