Ky është vendimi i Gjykatës për gjinekologun Fehmi Ahmeti

14:14 | 09 Shkurt 2019

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj gjinekologut Fehmi Ahmeti, në ordinancën e të cilit ishte kryer aborti i detyrueshëm i të miturës nga Drenasi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm –Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit F.A për shkak të veprës penale Ndërprerja e pa lejuar e shtatzënisë nga neni 184 par2 të Kodit Penal Republikës së Kosovës. Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit F.A iu është caktuar masa e arrestit shtëpiakprej datës 07.02.2019 deri me datë 06.03.2019”, thuhet në një njoftim të Gjykatës për media.

Tutje, aty thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A me dt. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjene shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G.

“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak është bërë duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasi që i pandehuri po të gjendet në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të ndikoj tek dëshmitarët apo të arratiset me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, përfundon njoftimi i Gjykatës.

Komento: