Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar super golë në ligën turke.
Vedat Muriqi po bën kërdi në Turqi. Sulmuesi i Kosovës sapo ka shënuar njërin nga golat më të bukur në karrierën e tij.
Në ndeshjen ndaj Antalyaspor, Muriqi ka shënuar këtë gol perlë.
Me një goditje nga largësia e cila mori efe, Muriqi e la me gishta në gojë portierin mysafir.
Ky është goli i katërt këtë vit dhe i teti për Muriqin në kampionat që po kalon në formë jetësore.
Vedat Muriqi Harika gol #rizespor pic.twitter.com/UFP1sv5PG9
— ikibucuküstt (@detayanalizzzz) February 9, 2019