
Rikthehet nga disavantazhi Juventus.
Sot u luajt derbi i qytetit të Torinos ndërmjet Juventusit dhe Torinos, në kuadër të xhiros së 10-të të Serie A.
Derby della mole filloi me avantazhin e mysafirëve, të cilët shënuan në minutën e 20′ përmes Christopher Nkunku.
Pjesa e parë mbaroi me avantazhin e Torinos.
Në pjesën e dytë, ‘Bianconerët’ morrën iniciativën ku shënoi Juan Cuadrado në minutën 57′, por goli i kolumbianit u anulua nga VAR.
Juve nuk u dorëzua, dhe si pasojë barazoi rezultatin përmes Weston McKennie në minutën 77′ të ndeshjes.
Për spektaklin torinez, u përkujdes Leonardo Bonucci, i cili shënoi për fitoren e Juventus në minutën e 89′.
Juventus me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me gjithsej 20 pikë.