Lëndohet Dembele, Barcelona del me komunikatë zyrtare

16:13 | 06 Dhjetor 2020

Barcelona ka konfirmuar qe sulmuesi Osman Dembele, është lënduar përsëri.

Francezi është lënduar në humbjen e fundit që pësoi Barça ndaj ekipit Cadiz CF.Barcelona konfirmoi lajmin përmes uebfaqes së klubit.

“Testet e së dielës në mëngjes, 6 dhjetor, kanë treguar se lojtari i ekipit të parë Ousmane Dembélé ka pësuar një zgjatim të muskulit”, nënvizoi klubi.

“Prandaj ai nuk do të konsiderohet për përzgjedhje dhe vijueshmëria dëmtimit do të përcaktojë disponueshmërinë e tij”, u tha në komunikatën e “Blaugranëve”.

Komento: