A po e kandidon PDK-ja Vlora Çitakun për presidente? -Flet Musli

20:36 | 06 Dhjetor 2020

Vlora Çitaku apo një emër tjetër për president?

Posti i Presidenti është tema më e diskutuar në Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës është ajo që do të vendosë nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës dhe të ketë një kandidat për president.

Partia Demokratike është duke e mbajtur shumë mirë ‘emrin sekret’ që do ta ketë për ketë post ani pse disa emra janë spekuluar në media.

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së dhe anëtare e kryesisë së PDK-së, në një intervistë për lajmi.net ka dhënë informacione për ketë temë, por edhe ajo i ruajti mirë sekretet e partisë.

“Partia Demokratike e Kosovës ka strukturat e saj funksionale për cdo qështje më të vogël mbledhemi dhe bisedojmë e lerë më për emrin e presidentit”, duke mos dhënë detaje të tjera, Musliu është pyetur për emrin e përmendu në media të Vlora Çitakut.

A është emri i duhur ai i Vlora Çitakut për partinë që të jetë në krye të të parit të shtetit apo a e sheh Musliu veten ndonjëherë në këtë post.

Komento: