Besar Halimi pozitiv me COVID-19

20:40 | 06 Dhjetor 2020

E konfirmon Sandhausen.

Besar Halimi ka rezultuar pozitiv pas testeve për COVID-19

Drejtori sportiv i SV Sandhausen, Mikayil Kabaca, ka konfirmuar se mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi, ka rezultuar pozitiv pas testeve për COVID-19.

“Pas testeve, lojtari ynë, Besar Halimi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thotë Kabaca.

Ky nuk është aspak një lajm i mirë për Halimin, që vetëm sa ishte rikuperuar nga një lëndim që e mbante jashtë fushave që tre muaj dhe synonte të kthehej për ta ndihmuar SV Sandhausenin në Bundesliga 2.

Komento: