Nuk ndalet Milan, mposht edhe Sampdorian

23:00 | 06 Dhjetor 2020

Sampdoria ‘viktima’ e radhës e AC Milanit.

AC Milani këtë edicion në Seria A vazhdon të jetë i pamposhtur.

“Rossonerët” triumfuan me rezultat të ngushtë 1 – 2 në udhëtim të Sampdoria, shkruan lajmi.

Franck Kessie nga pika e bardhë i dha epërsinë mysafirëve (45′).

Ndërsa, Castillejo realizojë golin e fundit në këtë ndeshje pas asistimit të bukur nga Rebic.

Kurse, golin e nderit për vendasit e shënojë Ekdal (82′).

Me këtë fitore, AC Milani vazhdon të jetë në kreun e tabelës me 26 pikë, derisa Sampdoria renditët në pozitën e 12-të me 11 pikë të tubuara.

Komento: