A do të kthehet Ramos për sfidën e rëndësishme ndaj Monchengladbach

23:26 | 06 Dhjetor 2020

Ramos pranë rikthimit për sfidën e rëndësishme ndaj Monchengladbach.

Real Madridi më shumë mundësi në ndeshjen e radhës ndaj Borussia Monchengladbach do kenë në skuadër edhe kapitenin Sergio Ramos.

Trajneri Zinedine Zidane nuk e rrezikojë qendërmbrojtësi në fitoren ndaj Sevilla, por spanjolli ka kryer me sukses stërvitjen e plotë me skuadrën, transmeton lajmi.

“Los Blancos” iu nevojitet fitorja ndaj klubit gjerman që të kualifikohen në raundin tjetër.

Me rikthimin e Ramos, pranë tij pritet të jetë edhe Raphael Varane, por Dani Carvajal ende s’është shëruar nga lëndimi.

Formacioni i mundshëm:

Courtois; Vazquez, Ramos, Varane, Mendy; Kroos, Casemiro, Odegaard; Asensio, Benzema, Vinicius.

Komento: