Sapo erdhi një lajm shumë i keq për skuadrën e Interit

21:36 | 07 Dhjetor 2020

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrën e Interit.

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal nuk u stërvit me skuadrën dhe do mungojë në sfidën vendimtare ndaj Shakhtar Donetsk.

Sipas Il Corriere dello Sport, Vidal ende nuk është shëruar nga lëndimi që pësoi në ndeshjen ndaj Bolognas.

Thuhet se lojtari do bëjë testet mjekësore, por do mungojë në sfidën ndaj skuadrës ukrainase.

Për Interin kjo ndeshje është vendimtare dhe iu nevojitet vetëm fitorja që të kualifikohen tutje.

Sidoqoftë, në rast se ndeshja mes Realit dhe Monchengladbach përfundon me rezultat të barabartë, atëherë edhe nëse “Neurazurët” fitojnë, nuk do kualifikohen tutje.

Komento: