Ronaldo dhe Messi në listë, zbulohen katër finalistët për çmimin lojtari i shekullit

13:10 | 08 Dhjetor 2020

Zbulohen katër finalistët për çmimin lojtari i shekullit, Ronaldo dhe Messi në listë.

Globbe Soccer Aëards ka nisur fazën e dytë për çmimet e ndryshme që do jepen në vend të Topit të Artë.

Këtë edicion Topi i Artë nuk do i jepet lojtarit më të mirë të vitit 2020, por do zgjidhet lojtari më i mirë i shekullit të fundit.

Nga 25 kandidatë që ishin, tani janë vetëm katër në garë për çmimin lojtari më i mirë i shekullit.

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Mohamed Salah dhe Ronaldinho janë katër finalistët, që janë votuar më së shumti.

Mbetet të shihet kush do votohet si lojtari më i mirë në shekullin e fundit, derisa portugezi shihet si favoriti numër një bazuar në votat momentale.

Komento: