
Skudra e Milanit ëndërron për Scudetto dhe nuk do dorëzohemi, kështu ka thënë Maldini.
Drejtori teknik i AC Milanit, Paolo Maldini ka thënë se klubi do provojë të ‘luftojë’ për trofeun e Seria A këtë edicion.
“Rossonerët” janë lider në tabelë me 26 pikë nga 10 ndeshje dhe janë të pamposhtur në 22 ndeshje në ligë.
Maldini ka theksuar se nuk i ka pritur këto rezultate, ndërsa mendon se Milani mund të garojë për Scudetto.
“Nuk jemi duke shikuar statistikat të përmirësohemi, por për sukses. Nuk kam pritur ecuri kaq të gjatë në ligë”.
“Rezultatet thonë se ne mund të garojmë për Scudetto. Kemi vendosur një qëllim”.
“Minimumi është të bëjmë më mirë se edicionin e kaluar. U kualifikuam në Ligën e Evropës dhe ideja është të bëjmë më shumë. Është absurde të mos shkojmë në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.
Sidoqoftë, Maldini mendon se Juventus, Inter dhe Napoli do jenë kandidatë gjithashtu.
“Pres përmirësime të Milani. Juve ka trajner të ri dhe po shikojnë metoda të reja”.
“Juve, Inter por edhe Napoli do luftojnë për Scudetto gjithashtu. Nuk do largohemi. Për mua nuk ka ndryshime, mendoj se do vazhdojmë aventurën”, theksoi Maldini.