Vdes ish trajneri i Argjentinës

21:18 | 08 Dhjetor 2020

Ka ndërruar jetë ish-trajneri i Argjentinës, Alejandro Sabella.

Ish-trajneri i Argjentinës dhe Estudiantes, Alejandro Sabell,a ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare pas një sëmundje të gjatë.

Sabella u shtrua në spital më 26 nëntor në mënyrë që t’i nënshtrohej një trajtimi urgjent të zemrës, një ditë pasi Diego Maradona vdiq në shtëpinë e tij në Tigre.

Ish-traineri fillimisht iu përgjigj mirë trajtimit, por gjendja e tij u përkeqësua pasi pësoi një infeksion dhe ai qëndroi në kujdes intensiv për gati dy javë në një klinikë private në Belgrano, Buenos Aires.

Sabella drejtoi Argjentinën në Kupën e Botës së vitit 2014, ku arritën deri në finale.

Komento: