Juventusi tregohet madhështor ndaj Barcës, merr vendin e parë në grup

23:01 | 08 Dhjetor 2020

Juventus ka shënuar fitore 0:3 ndaj Barcelonës.

Juventus ka siguruar vendin e parë në grupin G, falë fitores së thellë 0-3 në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës të martën mbrëma.

‘Zonja e Vjetër’ pati një fillim të mbarë, gjë që solli edhe golin e epërsisë, të shënuar nga Ronaldo, në minutën e 13’-të të ndeshjes.

Në minutën e 20’, erdhi edhe goli i dytë për Juventusin, i shënuar nga i riu Ëeston McKennie.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Cristiano Ronaldo, që shënoi sërish nga penalltia, në minutën e 52’, për 0-3.

Me këtë fitore, Juventus siguron vendin e parë në grupin G, me 15 pikë, aq sa ka edhe Baarcelona në vendin e dytë.

Komento: