Ben Meir: Marrëveshja e 4 shtatorit vetëm sipërfaqësore, s’ka asnjë përmirësim mes Kosovës e Serbisë

09:29 | 11 Dhjetor 2020

Me 4 shtator në Uashington ishte arritur marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Aty ishte prezent edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, po e vë në plan të dytë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington.

Me anë të një postimi në Facebook, Ben Meir ka thënë se kjo marrëveshje e arritur më 4 shtator po dëshmohet të jetë vetëm sipërfaqësore, shkruan lajmi.

Kjo për faktin që sipas tij, nuk kërkohet nga Serbia ta njoh Kosovën, si dhe ta ndalë përgjithmonë fushatën për çnjohje.

Ai ka shtuar se që nga arritja e marrëveshjes, nuk ka pasur asnjë përmirësim të dukshëm mes dy shteteve.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se i mbetet administratës së Joe Biden që së bashku me udhëehqësit e BE-së të paraqesin një zgjidhje të qëndrueshme për të dyja shtetet.

Postimi i plotë i Ben Meir:

Siç kam thënë më parë, marrëveshja për normalizimin e Shtëpisë së Bardhë midis Serbisë dhe Kosovës do të provojë të jetë sipërfaqësore jo vetëm sepse nuk kërkon që Serbia ta njohë Kosovën në një moment në të ardhmen, por ajo nuk kërkon as që Serbia të heqë dorë, një herë dhe përgjithmonë, nga fushata e saj e paligjshme e njohjes kundër Kosovës.

Që nga ai takim, nuk ka pasur ndonjë përmirësim të dukshëm midis dy shteteve. Është shumë e rëndësishme për administratën e Biden, së bashku me udhëheqësit e BE, të paraqesin një zgjidhje të qartë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, duke përfshirë kërkesat specifike që duhet të përmbushen në mënyrë që të dy vendet të bashkohen me BE.

Komento: