
Florian Marku e humbet raundin e pestë.
Kundërshtari i Florian Markut, Jamie Stewart e ka fituar raundin e pestë.
Ai kishte disa goditje shumë më të mira se sa Marku dhe një moment ishte shumë afër që ta nokautonte atë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në dy raundet tjera.
Megjithatë Marku ka fituar në katër raundet e para.