Union Berlin ndal Bayernin

21:01 | 12 Dhjetor 2020

Ndalet Bayern, barazon me Union Berlin.

Union Berlin dhe Bayern Munchen barazuan në kuadër të xhiros së 11-të të Bundesligës.

Vendasit befasuan kur shënuan në fillim të ndeshjes, përkatësisht në minutën 4′ përmes Promel.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për Union Berlin.

Me të filluar pjesa e dytë, bavarezët u munduan dhe krijuan raste, por pa konkretizime.

Po rridhte minuta e 67′ kur në skenë u shfaq Robert Lewandowski, i cili shpëtoi ekipin e tij nga disfata.

Tani Bayern ka pikë të barabarta me RB Leipzig, përkatësisht 24 pikë gjithsej, por që shkaku i gol-dallimit qëndron ende në vendin e parë.

Komento: