
Lazio befasohet në shtëpi nga Verona.
Lazio ka humbur me rezultat 1-2 nga Verona në Olympico duke treguar se nuk është shumë si ajo Lazio e disa viteve më parë. Mysafirët në dy rastet shënuan paksa me ndihmën e vetë Romës pasi që goli i parë ishte një autogol kurse në golin e dytë mbrojtja e Lazios dhuroi një asist për mysafirët
Lazio ka humbur në Olympico kundër Hellas Veronës me rezultat 1-2.
Ishte një ndeshje ku edhe pse Lazio dominoi, mysafirët tregoheshin të rrezikshëm në aksionet e tyre.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar por që Verona disa herë u tregua e rrezikshme. Pikërisht në fund të ndeshjes, mysafirët do të shënonin golin e epërsisë në minutën e 45-të te ndeshjes dhe ishte një autogol i Lazzaros.