Sot 12 vite humbën jetën dy persona në protestë, ja ҫfarë bën sot VV-ja

09:37 | 10 Shkurt 2019

Humbën jetën dy persona në protestën e 10 shkurtit, e kjo ndodhi 12 vite më parë.

Lëvizja Vetëvendosje, në nderim dhe kujtim të protestës së 10 shkurtit 2007, organizon disa aktivitete.

12 vite më parë, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt protesta ku kërkohej vetëvendosje, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, shtënë në me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur 2 protestues dhe plagosur mbi 80-të.

Aktivitet që zhvillohen sot:

10:00 – Homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.

12:00 – Homazhe tek varri i Mon Balaj në Besianë.

13:00 – Homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në bulevardin “Nënë Tereza”.

Komento: