Milan po ja vazhdon kontratën ‘dështakut’ të sezonit të kaluar

16:26 | 16 Dhjetor 2020

AC Milani është afër që të arrijë marrëveshje me mbrojtësin David Calabria, që do e mbajë në “San Siro” se paku deri në qershorin e vitit 2024.

Sipas Calciomercato, drejtorët e “Rossonerëve”, Frederic Massara dhe Paulo Maldini janë në kontakte me 24-vjeçarin, përcjellë lajmi.net.

Milani është duke përgatitur një kontratë ‘bombastike’ për Calabria dhe shpreson që dy palët të arrijnë marrëveshje deri në qershorin e vitit 2024.

Calabria nuk ka ndonjë kërkesë të veçantë dhe prioriteti është qëndrimi në klub, derisa do fitojë rreth një milionë euro për sezon.

Calabria ka zhvilluar 11 ndeshje në Seria A këtë edicion, derisa 15 në të gjitha garat.

Komento: