
Ibrahimoviqi do të jetë i gatshëm kundër Sassuolos.
Milani do ta ketë Zlatan Ibrahimoviqin të gatshëm në duelin në fundjavë kundër Sassuolos.
Suedezi ka munguar në katër ndeshje në Serie A dhe në shtatë në të gjitha garat për shkak të problemit me muskul, të cilën e pati gjatë fitores 3:1 të Milanit kundër Napolit.
“La Gazzetta dello Sport”, raporton se ai është duke u stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit, dhe do t’i duhen edhe disa ditë tjera konsultime me stafin mjekësor.

Ibrahimoviqi ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshje të Serie A deri tani.
Megjithatë, Milani nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit Matteo Gabbia. Mediat italiane shkruajnë se ai pritet të mungojë deri në gjashtë javë, menjëherë pasi klubi bëri të ditur se ai e ka dëmtuar ligamentin e gjurit të majtë kundër Parmas. Gabbia ka luajtur gjashtë herë në këtë edicion në Serie A.