Mourinho tregon çfarë folën me Klopp pas ndeshjes

09:58 | 17 Dhjetor 2020

Trajner i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, konsideron se trajtohet ndryshe nga trajnerët tjerë në Ligën Premier duke theksuar se po të sillej në të njëjtën mënyrë sikurse trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, do të përjashtohej me të kuq.

Spursat pësuan me rezultat 2-1 në derbin e kësaj xhiroje në Anfield, ashtu që Redsat morën kreun e tabelës.

Në fund të ndeshjes, dy trajnerët shkëmbyen disa fjalë, kurse Amazon e pyeti portugezin se çfarë ishte thënë mes tyre.

Portugezi ka treguar se i kishte thënë Kloppit se Spursat e merituan fitoren dhe se ekzistonte standard i dyfishtë lidhur me sjelljen e trajnerëve.

“I thash se skuadra më e mirë humbi, kurse ai nuk u pajtua, mirëpo është mendimi i tij”.
“Po të sillesha unë në të njëjtën mënyrë siç bën ai pranë vijës, un nuk do të mbetesha aty… Për ndonjë arsye, unë jam ndryshe”, është shprehur Mourinho.

Ndërsa në prononcimin e tij për BBC, portugezi ka theksuar se mendon që Klopp dhe banka e Liverpoolit kanë bërë shumë presin ndaj gjyqtarëve.

Komento: