Fillon konferenca e radhës e Speciales ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

11:52 | 17 Dhjetor 2020

Nis konferenca e radhës e Speciales ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.

Gjykata Speciale po mbanë konferencë të re ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, transmeton IndeksOnline.

Konferenca ka nisur në orën 11:00, por e njëjta po transmetohet me 45 minuta vonesë nëpërmjet linkut të Gjykatës.

Konferenca e cila po ndodhë aktualisht ka të bëjë me ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte mbajtur më 18 nëntor.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00.

Komento: