Reçica: Do të mbështesim në çdo kohë ofruesit e shërbimeve sociale

14:19 | 17 Dhjetor 2020

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me zv.kryeministren, Albulena Balaj-Halimaj, sot kanë vizituar Qendrën e Kujdesit Ditor PEMA në qytetin e Prizrenit.

Ministri Reçica gjatë qëndrimit në këtë qendër, ka thënë se, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera pune me ketë organizatë joqeveritare, që punon ngushtë me të gjitha autoritetet tjera qendrore dhe lokale, për të ofruar shërbime sociale cilësore dhe të bazuara në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e neglizhuar.

“Shpreha gjithë gatishmërinë time, se dikasteri që drejtoj, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të vazhdoj të jetë bashkëpunuese dhe mbështetëse e të gjithë ofruesve të këtyre shërbimeve të rëndësishme, me qëllim që të përkrahim dhe të asistojmë edhe më tej në zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve sociale për kategoritë e fëmijëve të lartcekura dhe familjet e tyre, ka thënë ministri Reçica.

Gjithashtu, ministri Reçica bashkë me zv.kryeministren Balaj-Halimaj kanë shprehur gjithë mirënjohjen e tyre ndaj stafit të angazhuar në të gjitha qendrat e kësaj natyre në nivel vendi, që me vullnet kontribuojnë në shërbim të këtyre fëmijëve.

Komento: