45-vjeçari nga Mitrovica gjendet pa shenja jete, policia jep detaje

16:01 | 17 Dhjetor 2020

45-vjeçari nga Mitrovica gjendet i vdekur, policia jep detaje.

Sot rreth orës 9:40, është raportuar se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar A. B., rreth 45 vjeçar.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “vdekje e dyshimtë””, njofton policia.

Komento: