Reagon sërish kryeinfermierja që tha se Bulliqi po i bën presion ta lë punën: Gjithçka që kam thënë është e vërtetë

21:34 | 17 Dhjetor 2020

Reagon sërish kryeinfermierja që tha se Bulliqi po i bën presion ta lë punën.

Ka reaguar sërish Ganimete Haxhiu, kryeinfermiere në spitalin e Podujevës e cila para dy ditësh hodhi akuza ndaj Vetëvendosjes për pengesë në punën e saj.

Ajo pas një reagimi të komunës së Podujevës se deklaratat e saj janë shpifje, ka thënë se gjithçka është e vërtetë dhe se Vetëvendosje po synon denigrimin e personalitetit të saj.

Ganimete Haxhiu tregoi për Periskopin se si po përballet me presione e kërcënime – vetëm e vetëm që, sipas saj, të futet një aktiviste e Vetëvendosjes në pozitën që mban ajo.

Ja reagimi i plotë:

‘’Të dashur miq! Pushteti aktual kur nuk e arriti qëllimin me shantazh e mashtrim të më nënshtroj po perdor metoden e denigrimit te personalitetit tim, duke me mveshur epitete te ndryshme e konstrukcione qe nuk i kam ! Jam e sigurt se çdo gje që e kam thëne është e vërtetë ! Shumë shpejt do të binden edhe ata.

Komento: