Duket se po ndodj një afrim mes Manchester Unitedit dhe Harry Maguire.
Qendër mbrojtësi i Leicester City ka lëshuar një deklaratë e cila nxit dyshimet për një afrim me Manchester United.
Reprezentuesi anglez ka bërë të ditur se dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve, duke lënë të kuptohet se do të largohet nga Leicester City.
‘Djajtë e kuq’ janë në kërkim të shërbimeve të tij qysh nga vera e kaluar, por nuk kanë arritur të bindin skuadrën e Leicester për ta liruar.
Interesimi i skuadrës nga ‘Old Trafford’ do të shtohet edhe më shumë pas deklaratave të lojtarit para ndeshjes Tottenham – Leicester.