Tranferi i madh afër të ndodhë: Ansu Fati në Serie A

14:56 | 19 Dhjetor 2020

Ansu Fati tek Juve por Zonja e Vjetër humbet yllin e saj.

Kush do ta mendonte një gjë të tillë, që Ansu Fati një ditë mund të veshë fanelën e Juventusit!

Por për të arritur një gjë të tillë Zonja e Vjetër është e detyruar që të paguajë një çmim të lartë pasi një shkëmbim në mes të Fatit dhe Paolo Dybala po planifikohet nga dy gjigantët europianë.

18 vjeçari i Barcelonës pëlqehet shumë nga Fabio Paratici dhe nga udhëheqësia e skuadrës juventine.

Agjent i tij është Jorge Mendes i cili gjithashtu mundësi transferimin e Ronaldos tek Zonja e Vjetër, fakt ky që bën të ëndërrojnë edhe Agnellin pasi kjo do ishte zgjidhja ideale me një Dybala që nuk duket aspak i kënaqur në Allianz Stadium.

Komento: