Një aksident komunikacioni ka ndodhur në afërsi të fshatit Zllakuqan të Klinës, ku dy vetura janë ndeshur me njëra tjetrën dhe për pasojë 5 persona janë lënduar.
Aksidentin për IndeksOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se pas aksidentit 5 persona janë lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.