Policia e Kosovës ka njoftuar se është ulur numri i veprave penale në vitin 2020.
Sipas PK-së veprat penale kanë shënuar rënie për 6.15 për qind, nga 24.631 sa ishin në vitin 2019, në 23.114 në vitin 2020.
Po ashtu edhe rastet, vepra penale e incidente tjera të iniciuara nga Policia, ka rënie prej 6.31 për qind.
Por sipas Policisë së Kosovë gjatë këtij viti është rritur numri i të arrestuarve për 12.71 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Janë arrestuar 9715 të dyshuar.
Po ashtu është rritur për 9.87 për qind numri i personave që janë dërguar në mbajtje, saktësisht 3870 ka qenë numri këtë vit.
Ndërkohë numri i vjedhjeve ka shënuar rënie nga 4131 në 3492, apo 15.46 për qind.
Numri i vjedhjeve të rënda nga 3421 në 3030, pra 11.42 për qind.
Numri i rasteve të grabitjes po ashtu ka shënuar rënie nga 147 në 127, pra 13.60 për qind.