Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Mbledhja është paraparë të nis në ora 08:30.
Nuk është bërë e ditur tema kyçe për të cilët do të diskutohet, edhe pse ditë më parë nga Qeveria e Kosovës janë paralajmëruar masat e reja anti-COVID, në prag të festave të fundvitit.
Njoftimi i plotë nga Qeveria Hoti:
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 08:30
Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, vizitojnë komunën e Rahovecit.
Gjatë vizitës kryeministri Hoti merr pjesë në këto aktivitete:
Ora 12:40-13:00- Përurimi i ndërtimit dhe pajisjes së objektit të mikrovinifikimit – (ish-ndërtesa e TMK-së), Rr. Xhelal Hajda – Toni, Rahovec
Ora 13:00 – 13:15- Vizitë në “Bodrumi i Vjetër” Sh.P.K. , Rr. Gëzim Hamza – Piktori, Rahovec
Ora 13:20 – 13:40- Vizitë në “Biopak” Sh.P.K. , Rr. UÇK (transit), Rahovec
Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, marrin pjesë në inaugurimin e stallës së fermerit Bajram Jetishi, në fshatin Bërkoc, Komuna e Gjakovës.
VENDI: Fshati Bërkoc, Komuna e Gjakovës.