18 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, 357 raste pozitive.
Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 18 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 357 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri.
Shifra totale e të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 2292, ndërsa e të infektuarve në 78.305.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 689 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 54.034. Janë 21.979 raste aktive.