
Formacionet zyrtare: Eibar – Real Madrid.
Sonte (e diele) do zhvillohet ndeshja mes Eibarit dhe Real Madridit, e vlefshme për xhiron e 14-të në La Liga.
Mysafirët janë në formë të mirë të pamposhtur në katër xhirot e fundit dhe synojnë të vazhdojnë të arkëtojnë pikët e plota, shkruan lajmi.net.
Kurse, Eibar gjithashtu nuk di për humbje në gjashtë xhirot e fundit dhe synon të arkëtojë së paku një pikë.
Formacionet zyrtare:
Eibar: Dmitrovic; Arbilla, Bigas, Diop, Exposito, Gil, Inui, Kike, Muto, Pozo, Rodrigues.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Mendy; Kroos, Modric, Casemiro; Vazquez, Rodrygo, Benzema.

Ndeshja nis në ora 21:00.