KEDS-i tregon pse nuk ka rrymë në disa pjesë të Ferizajt

21:58 | 20 Dhjetor 2020

KEDS-i jep sqarime se pse nuk ka rrymë në disa pjesë të Ferizajt.

Rruga “Arsim Bega” dhe disa pjesë të tjera të qytetit të Ferizajt kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike për disa ora.

Këtë për klankosova.tv e bën të ditur lexuesit të cilët thanë se nuk e dinë arsyen se pse nuk kanë rrymë.

Zëdhënësi për media në Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka thënë se në atë pjesë janë duke u zhvilluar disa punime.

“Kanë qenë ndalesa të planifikuara me kërkesë të palëve të treta të cilat kanë pasur të intervenojnë në asetet e tyre energjetike”.

“Fatkeqësisht gjatë punimeve janë vonuar me tepër se ishte planifikuar”, ka thënë Buzhala.

Komento: