Një grua 58 vjeçare plagoset në Podujevë

12:03 | 21 Dhjetor 2020

Një plagosje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:50 në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur; Sh. Zh. 58 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.

“Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo – policore, janë sekuestruar dy armë zjarri;

◘ Një Revole e tipit GLOCK,

◘ Një Revolver i tipit ZASTAVA, si dhe,

◘ Trembëdhjetë copë fishek”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar;

Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast.
“Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve”.

Komento: