Aksident i rëndë trafiku në Istog, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

17:27 | 21 Dhjetor 2020

Aksidentohen tri vetura në Istog, ka të lënduar.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes tri veturave, para pak çastesh në Cërcë të Istogut.

Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se të lënduarit janë dërguar në QKMF për trajtim mjekësor, ndërsa policia po merret me rastin.

Fotografi nga vendi i ngjarjes:

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel tek të gjithë pjesëmarrësit e komunikacionit që t’i respektojnë rregullat në trafik.

Komento: