Koeman thotë se Barcelona është në situatë të komplikuar

18:50 | 21 Dhjetor 2020

Koeman ka thënë se Barcelona është në situatë të komplikuar.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka pranuar se gjenden në situatë të vështirë.

Blaugranasit në xhiron e fundit barazuan me Valencian, derisa janë tetë pikë larg kreut të tabelës duke u renditur në pozitën e pestë.

Koeman ka pranuar se gjenden në situatë të vështirë, por ka thënë se duhen ndryshime.

“Kemi ndryshuar me skuadrën. Shumë të rinj janë duke luajtur. Për të ardhmen është mirë, por Barcelona duhet të fitojë për tituj dhe të fitojë ndeshjet”.

“Është situatë e komplikuar. Na duhet kohë sepse jemi duke ndryshuar, por jemi Barcelona dhe duhet të fitojmë. Është e komplikuar, më shumë për ne se çdo skuadër tjetër”, tha ai.

Në xhiron e radhës, Barcelona është mysafirë i Real Valladolidit.

Komento: