Musliu-Shoshi: Lajm i mirë shkuarja në zgjedhje të parakohshme

23:03 | 21 Dhjetor 2020

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Ariana Musliu-Shoshi, deputete e PDK’së i është gëzuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që e çon vendin në zgjedhje të parakohshme.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Musliu-Shoshi thotë se zgjedhjet u bënë të domosdoshme pasi kishim një qeveri dhe Kuvend që nuk funksiononin.

“Më në fund një lajm i mirë. Vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme. Koalicioni i tanishëm nuk po mund të qeverisë e as Kuvendi nuk po arrin të funksionojë”, thotë ajo.

“Të kthehemi te populli e të shohim vlerësimin e tij. Le të merr secili faturën e veprimeve politike. Qytetarët tanë duhet ta shprehin vullnetin e tyre me votë për të ardhmen e tyre.’, theksoi Musliu-Shoshi.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Më në fund një lajm i mirë. Vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme. Koalicioni i tanishëm nuk po mund të qeverisë e as Kuvendi nuk po arrin të funksionojë.

Të kthehemi te populli e të shohim vlerësimin e tij. Le të merr secili faturën e veprimeve politike. Qytetarët tanë duhet ta shprehin vullnetin e tyre me votë për të ardhmen e tyre.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje. Vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.

Komento: