Zbulohet pse Gattuso e ka të mbuluar njërin sy?

09:14 | 22 Dhjetor 2020

Pse Gattuso e ka të mbuluar njërin sy?

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso tashmë disa javë ka një problem me syrin e tij të djathtë.

Në ndeshjet e fundit të Napolit, Gennaro Gattuso është paraqitur me një mbulesë në syrin e tij të djathtë.

Strategu i ekipit italian ka një problem në sy që kërkon pushim dhe qetësi në trajtim, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi net.

Por, “Ringhio” vazhdon ta drejtojë ekipin në ndeshjet e Kampionatit italian.

Megjithatë, në stërvitjen e fundit, ai i ka dhënë më tepër hapësirë asistentit të tij, Gigi Riccio i cili po ashtu dha detaje shtesë për gjendjen e Gattusos.

“Rino është duke luftuar me një problem në sy, por shpresojmë së shumë shpejtë gjithçka do të kthehet në normalitet”, tha ai.

Komento: