Hoti: Të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti

15:12 | 22 Dhjetor 2020

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka folur për herë të parë që pas rrëzimit të Qeverisë Hoti.

Në një konferencë për media, Hoti ka bërë thirrjë që të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti për vitin 2021.

“Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrën tonë. Është obligim kushtutes që të shpallim datën e zgjedhjeve brenda afatit kushtutes. Ne do t’i kryejmë obligimet tona. Do të jemi në krye të detyrës për tu marrë me obligimet qe i kemi karshi qytetarëve të vendit. Për të cilët kemi treguar rezultate të mira.

Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti për vitin 2021”, tha Hoti.

Komento: