Shefi i BE-së në Kosovë: Të miratohet shpejt Buxheti për vitin 2021

15:43 | 22 Dhjetor 2020

Shefi i BE-së në Kosovë kërkon që të miratohet shpejt Buxheti për vitin 2021.

Shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog ka kërkuar që buxheti për vitin 2021 të miratohet shpejt, pas një takimi që ka pasur me u.d së presidentit Vjosa Osmani, raporton Gazeta Express.

Ambasadori Szunyog ka thënë se është kyçe që buxheti i vitit 2021 të votohet në Kuvend.

“Kruciale që Kosova shpejt të miratoj buxhetin e vitit 2021”

Tutje, shefi i BE’së në Kosovë është shprehur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të respektohet dhe të organizohen zgjedhje të lira dhe fer.

“Takim i mirë me u.d së presidentit Vjosa Osmani. E rëndësishme të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të mbahen zgjedhje të lira, fer dhe kridibile edhe në kohërat e pandemisë COVID-19. BE’ja do të vazhdojë të angazhohet tërësisht në Kosovë që të promovojë agjendën dhe reformën evropaine”, ka thënë ai.

Komento: