Masat e reja anti-Covid, kush duhet të ketë test për të hyrë në Kosovë

16:30 | 22 Dhjetor 2020

Nga nesër pritet të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid.

Në masat e reja anti-Covid të cilat do të hyjnë në fuqi nga e mërkura e kësaj jave, specifikohet se kush duhet të ketë test PCR negativ gjatë hyrjes në Kosovë, shkruan Express

Qytetarët e huaj që do të hyjnë në Kosovë, të cilët vijnë përmes aeroportit apo pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, nuk do të kenë nevojë për test RT-PCR.
Por, ata duhet që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojnë Kosovën brenda 3 orëve.

Po ashtu, qytetarët që punojnë si transportues profesionalë (vozitësit), nuk do të kenë nevojë për test, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje ngas COVID-19.

Të përjashtuar nga lista e personave që duhet të kenë test RT-PCR janë edhe diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familojarët e tyre.

Qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

Përjashtim nga kjo pikë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, të gjithë qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Komento: