Napoli e fiton rastin, ndeshja me Juventusin do të zhvillohet

18:41 | 22 Dhjetor 2020

Ndeshja ndërmjet Juvenutsi dhe Napolit që ishte vendosur në tavolinë në favor të “Zonjës së Vjetër” me rezultatin zyrtar 3:0, do të zhvillohet.

Napoli ka arritur të fitojë rastin pas ankesës së fundit në Komitetin Olimpik të Italisë, pasi dy ankesa i ishin refuzuar.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej me 4 tetor në Torino, por Napoli nuk kishte udhëtuar për shkak të rasteve që kishte me koronavirus në ekip, ku disa lojtarë kishin rezultuar pozitivë.

Më pas, u vendos që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Juventusit dhe Napoli u dënua me heqjen e një pike.

Mirëpo, me vendimin e fundit, Juventusit do ti hiqen 3 pikë, kurse Napolit do ti kthehet një pikë që ishte penalizuar.

Komento: