U aksidentua dy muaj më parë, vdes e reja nga Peja.
Anjeza Iberdemaj nga Peja ka vdekur në moshë të re, si pasojë e plagëve të rënda të marra nga një aksident të pësuar me veturë.
Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës e ka konfirmuar rastin, teksa ka thënë se trupi është dërguar për obduksion.
“Rreth orës 18:00 Policia është njoftuar për vdekjen e një vazje. E ndjera ka ndrru jete ne Qkuk pas akasidentit qëe ka pasur në Pejë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në komunikatë.
Mediet lokale kanë raportuar se e ndjera kishte pësuar aksident përpara dy muajsh.